Putin uron Trump-in në Ditën e Pavarësisë

2018-07-05 10:23:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin uroi të mërkurën homologun e tij amerikan Donald Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë, njoftoi Kremlini.

Mesazhi i urimit erdhi në një kohë kur dy vendet po përgatiten për samitin Putin-Trump që është njoftuar se do të mbahet në Helsinki më 16 korrik.

Që nga shpallja e datës së samitit, ndërveprimet midis dy vendeve janë shpeshtuar.

Një grup kongresmenësh të ShBA-së mbërritën Rusi më 30 qershor dhe mbajtën një sërë takimesh me ligjvënësit rusë në Shën Petersburg dhe Moskë, ndërsa një delegacion i ligjvënësve rusë planifikon të vizitojë Shtetet e Bashkuara në vjeshtë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore