Rouhani:Irani në marrëveshjen bërthamore nëse garantohen interesat

2018-07-05 10:20:51 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të mërkurën nga Vjena se nëse garantohen interesat e Iranit, atëherë vendi i tij do të vazhdojë në marrëveshjen e gjithanshme bërthamore edhe pas tërheqjes së ShBA-së.

Pas takimit me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, Rouhani tha për mediet se Irani do të qëndrojë në këtë marrëveshje, për aq kohë sa vendi i tij të fitojë prej saj. Ai shtoi se Rusia, Gjermania, Britania, Franca, Kina kanë shprehur vullnet të fortë politik për të mbrojtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Rouhani tha se tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore, jo vetëm ka shkeluar rregullat ndërkombëtare, por pa dyshim ka dëmtuar vetë ShBA-në.

Presidenti Van der Bellen tha se marrëveshja bërthamore e Iranit është një arritje e rëndësishme diplomatike e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ai kritikoi Shtetet e Bashkuara për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore iraniane dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore