Shqipëri, ekonomia rritet me 4.45% në tremujorin e parë

2018-07-05 10:10:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, deklaroi të mërkurën guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

"Të dhënat indirekte që disponojmë sugjerojnë po ashtu për norma pozitive rritjeje gjatë tremujorit të dytë," shton Sejko.

Sipas tij, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e sektorit industrial, dhe në veçanti nga rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike.

"Ndërsa nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike është ndihmuar nga zgjerimi i konsumit privat, i investimeve totale dhe i eksportit të mallrave e shërbimeve, por ajo është frenuar nga rritja e importeve, u shpreh guvernatori Sejko.(Foto nga ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore