Merkel zotohet për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes deri në 2025-n

2018-07-05 09:56:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se vendi i saj do të vazhdojë të jetë një "partner i besueshëm në NATO", duke argumentuar në parlament buxhetin e rritur të mbrojtjes.

Merkel iu përgjigj kritikave të presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Para takimit të nivelit të lartë të NATO-s javën e ardhshme, Trump u ka dërguar letra disa aleatëve të NATO-s duke kërkuar që ata të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Merkel tha se shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen janë të pamjaftueshme.

"Ka kritika nga ShBA-ja se Gjermania nuk po shpenzon sa duhet në mbrojtje. Më vjen mirë që buxheti ynë i ri përfshin një rritje të buxhetit tonë të mbrojtjes si dhe buxhetin tonë të zhvillimit. Por, krahasuar me atë që bëjnë të tjerët në lidhje me PBB-në, nuk është e mjaftueshme për atë që harxhojmë dhe prandaj jemi angazhuar për rritjen e buxhetit tonë të mbrojtjes deri në 1.5 përqind të prodhimit tonë të brendshëm bruto deri në vitin 2025".

Në vitin 2014, aleatët e NATO-s ranë dakord të ndalnin pakësimin e buxheteve të mbrojtjes dhe të shpenzojnë më shumë me rritjen e tyre ekonomike. Ata vendosën një objektiv që brenda një dekade, buxheti i mbrojtjes të zërë 2 për qind të PBB-së. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore