Rusi, përkujtohet 17-vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë e të Bashkëpunimit Kino-Rus

2018-07-04 11:04:06 CRI Komenti juaj Printoni

Shoqata e Miqësisë me Kinën e Rusisë zhvilloi të hënën në Akademinë e Shkencave të Rusisë në Moskë ceremoninë përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të nënshkrimit të "Traktatit të Fqinjësisë së Mirë e të Bashkëpunimit Kino-Rus" ku morën pjesë ambasadori i Kinës në Rusi Li Hui, nënkryetarja e parë e Shoqatës së Miqësisë me Kinën të Rusisë Galina Kulikova dhe përfaqësues të tjerë të qarqeve të ndryshme të të dy vendeve.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, ambasadori Li Hui u shpreh se "Traktati i Fqinjësisë së Mirë e i Bashkëpunimit Kino-Rus" ka përcaktuar vendosmërinë e Kinës dhe Rusisë për zhvillimin e marrëdhënieve shtetërore të fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve jo-konfrontuese dhe marrëdhënieve që nuk synojnë palët e treta. Ky traktat ka hedhur një bazë të fortë ligjore për forcimin e zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit e të bashkëpunimit strategjik të gjithanshëm me besim, përkrahje ndaj njëri-tjetrit, lulëzim të përbashkët dhe miqësi të përjetshme midis dy vendeve. Kina do të bëjë përpjekje së bashku me palën ruse për të nxitur bashkimin e nismës "Një brez, një rrugë" me Lidhjen Ekonomike Euro-Aziatike, paqen botërore e zhvillimin e përbashkët, si dhe krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri me respekt, drejtësi, bashkëpunim e lulëzim. (Fani/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore