RUSI 2018 - Anglia siguron biletën për çerekfinale me penallti, triumfon ndaj Kolumbisë

2018-07-04 10:55:58 CRI Komenti juaj Printoni

 

Anglia skualifikoi me penallti ekipin kolumbian duke siguruar kështu kalimin për në çerekfinale.

Harry Kane shënoi golin e tij të gjashtë në Botëror me një penallti në kohën e rregullt.

Takimi shkoi në shtesë, por 30 minutat nuk prodhuan më asnjë gol dhe u desh goditja e 11-metërshave për të caktuar çerekfinalisten.

Goli i fitores erdhi në raundin e penalltive nga futbollisti i kombëtares angleze, Eric Dier.

Kjo është hera e parë për "Tre Luanët" që kalojnë në fazën tjetër me 11-metërsha, pas tre humbjeve të mëparshme në raundin e penalltive të Kupës së Botës.

Ndërsa, Suedia u kualifikua për në çerekfinale pas një fitore të vështirë ndaj Zvicrës me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Emil Forsberg në pjesën e dytë.

Kjo është hera e parë që Suedia kualifikohet në çerekfinale të Botërorit qysh nga viti 1994.

Mrekulli
Lajmet Kryesore