BQE: Ekonomia e eurozonës, në rrezik serioz nga proteksionizmi

2018-07-04 10:34:48 CRI Komenti juaj Printoni

Rreziqet që rrethojnë perspektivën e rritjes së eurozonës mbeten ende të balancuara, ndërsa rreziqet që lidhen me faktorët globalë, përfshirë edhe kërcënimin e rritjes së proteksionizmit, janë bërë edhe më të dukshme, tha të martën kryeekonomisti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Peter Praet.

Praet, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, i tha këto gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Bankën Kombëtare të Rumanisë.

Ai tha se rritja e eurozonës mbetet e fortë dhe ky ritëm pritet të vazhdojë kështu edhe për vitet e ardhshme, pavarësisht një ngadalësimi të vogël të saj në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit 2018.

Moderimi i kohëve të fundit i treguesve të ciklit të biznesit është një pasqyrim i performancës shumë të fortë të vitit të kaluar, tha ai.

"Në fundin e vitit 2017-ë dhe në fillimin e 2018-ës, kemi parë që kërkesa për produktet europiane ishte më e dobët, por nuk isha i habitur nga ky moderim i rritjes, pasi kjo gjë pritej dhe nuk ishte shqetësuese", u shpreh ai. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore