Rusi-ShBA, nisin bisedimet për përgatitjet e takimit Putin-Trump

2018-07-04 10:29:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Lavrov dhe Pompeo shkëmbyen informacione dhe mendime lidhur me punët përgatitore të takimit Putin-Trump, perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe, krizën siriane, situatën e Gadishullit Korean dhe çështje të tjera, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

Sipas mediave ruse, në po të njëtën ditë, Lavrov-i u takua me delegacionin e deputetëve amerikanë që ndodhet në Moskë për vizitë. Ata biseduan mbi çështjen e takimit Putin-Trump që do të mbahet këtë muaj.

Më 28 qershor, Zyra e Shtypit e presidencës ruse dhe Shtëpia e Bardhë e ShBA-së bënë të ditur përkatësisht se Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i ShBA-së Donald Trump do të takohen më 16 korrik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore