IOM:Mbi 1,400 emigrantë dhe refugjatët humbën jetën në Detin Mesdhe këtë vit

2018-07-04 10:27:20 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë hyrë në Europë në rrugë detare në 2018-n ka arritur në 45,808 vetë, ndërkohë 1,405 kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, sipas të dhënave të fundit të martën nga Agjencia e OKB-së.

Prej 45 mijë emigrantëve dhe refugjatëve, rreth 36 për qind kanë mbërritur në Itali dhe pjesa tjetër u nda midis Greqisë, rreth 29 për qind dhe Spanjës, rreth 34 për qind, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), duke shtuar se një numër i vogël kanë zbritur në Qipro dhe Maltë.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i emigrantëve në vitin 2017 që hynë në këtë rajon ishte 100,923 krahasuar me 230,230 në vitin 2016.

IOM- regjistroi se vetëm në Mesdhe, kanë humbur jetën 1,405 persona prej fillimit të vitit, përfshi tragjeditë e fundit në brigjet e Libisë ku u mbytën 218 vetë. (Albana/ Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore