Trump-i u kërkon aleatëve të NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtjen

2018-07-04 18:16:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump u ka kërkuar aleatëve të NATO-s të mbajnë një kosto më të madhe për mbrojtjen, duke ngritur tensionet përpara një samiti të tij me udhëheqësit e tjerë perëndimorë në Bruksel javën e ardhshme.

Në një letër dërguar udhëheqësve të vendeve aleate, Trump-i theksoi që vendet e tjera nuk po shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe se ShBA-ja po mban një barrë shumë të madhe në NATO.

Disa nga udhëheqësit nuk e vlerësuan pozitivisht mesazhin e Trump-it, duke thënë se po punojnë për të përmbushur zotimet që bënë në një samit të NATO-s në vitin 2014.

Muajin e kaluar, zyrtarët kanadezë bënë publike një letër të Trump-it për kryeministrin Justin Trudeau, në të cilën thuhej se "Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pak të gatshme të shpërfillin mosarritjen nga Aleanca të përballimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore