Qinghai, nis punën fabrika e baterive elektrike më e madhe në botë

2018-06-30 15:30:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u vu në funksionim fabrika e baterive "Nanchuan" në provincën Qinghua të Kinës Perëndimore. Kjo fabrikë e firmës kineze të automjeteve BYD, është fabrika e baterive për automjete elektrike më e madhe në botë dhe pritet të rritë ndjeshëm kapacitetin e prodhimit të këtyre baterive në Kinë.

Bateria, si "zemra" e automjeteve me energji elektrike, është kyçi i zhvillimit të industrisë së automjeteve elektrike. Vitet e fundit Kina ka pasur rritje të shpejtë në studimet teknologjike në këtë drejtim dhe në zhvillimin e kësaj industrie. Presidenti i firmës BYD Wang Chuanfu thotë se provinca Qinghai u zgjodh si baza e prodhimit të baterive për automjete elektrike, sepse aty ka kushte shumë të mira natyrore e njerëzore.

"Qinghai njihet për burimet e pasura të litiumit. Rezerva e litiumit në këtë provincë zë një të tretën e rezervës së përgjithshme globale dhe mbi 80% të asaj të Kinës. Burimet e pasura dhe klima e veçantë kanë krijuar kushte mira për zhvillimin e kësaj industrie. Më e rëndësishmja është atmosfera e mirë e krijuar nga pushteti vendor i niveleve të ndryshme në provincën Qinghai për zhvillimin e fabrikës."

Wang Chuanfu tha se kjo fabrikë zë numrin një në botë jo vetëm për nga përmasa, por edhe për teknologjinë e pajisjet e prodhimit. Linjat e prodhimit automatik, më të përparuarat në botë, mund të plotësojnë kërkesat për prodhimin intensiv dhe produkte me cilësi të lartë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore