Kina publikon masat për lehtësimin e hyrjes së kapitaleve të huaja në tregun kinez

2018-06-30 11:15:03 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë të tregtisë kanë shpallur një varg masash të reja për hyrjen më të madhe në tregun kinez të kapitaleve të huaj. Ata thonë se në këtë mënyrë Kina ka përmbushur premtimin për të hapur më tej tregun e saj ndaj botës.

Kina publikoi një "listë negative" të re për investimet e huaja, duke e zvogëluar numrin e sektorëve industrialë ku ka kufizime për investimet e huaja nga 63 në 48.

Lista e re, e cila do të hyjë në fuqi në fund të korrikut, zgjeron hyrjen në treg për investimet e huaja në industritë parësore, dytësore dhe tretësore në sektorë që përfshijnë financat, transportin, shërbimet profesionale dhe burimet.

Zhu Bing, zëvendësdrejtor për investimet e huaja të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, thotë se shumica e sektorëve kryesorë do të jetë e hapur për investitorët e huaj në të ardhmen.

Ai shtoi se lista e re jep një afat kohor për hapjen e sektorëve të automjeteve dhe financave:

"Në sektorin e financave, ne do të heqim kufizimet për pjesën e aksionarëve të huaj në një kompani. Kina do të rrisë kufijtë e pronësisë së huaj në 51 % për qind për kompanitë e letrave me vlerë, të menaxhimit të fondeve, të kontratave me zbatim të ardhshëm dhe të sigurimit të jetës dhe qeveria do të heqë krejtësisht kufizimin e pronësisë së huaj për investimet në sektorin financiar deri në vitin 2021.

Në sektorin e automjeteve, kufizimet mbi pronësinë e huaj do të hiqen plotësisht në sektorët e mjeteve motorike për përdorim të veçantë dhe të automjeteve me energji të reja. Kufizimet do të hiqen plotësisht në sektorin e automjeteve komerciale deri në vitin 2020 dhe sektorin e automjeteve të udhëtarëve deri në vitin 2022.

Zhu Bing tha se Kina po përmbush premtimin që i ka bërë botës për të hapur më tej tregjet e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore