May nën presion për zbutjen e "linjave të saj të kuqe" për "Brexit"

2018-06-29 11:47:20 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit europianë i kërkuan kryeministres britanike Theresa May të zbusë disa nga "linjat e saj të kuqe" për negociatat e "Brexit"-it, duke e paralajmëruar se koha po mbaron për të parandaluar daljen e Britaninë nga BE-ja pa një marrëveshje.

Në një samit të Bashkimit Europian, udhëheqësit e rajonit shprehën frustrimin në rritje mbi mungesën e përparimit në bisedime, vetëm 9 muaj para daljes së Britanisë nga BE-ja.

May ka ngurruar të përcaktojë planet e hollësishme për largimin e Britanisë nga BE-ja për shkak të ndasive në Partinë Konservatore dhe qeverinë e saj në pushtet.

May është zotuar se do të zgjidhë mosmarrëveshjet mes ekipit të saj të ministrave kryesorë në një takim në fillim të muajit të ardhshëm dhe do të paraqesë një dokument politikash që përcakton qëllimet e qeverisë për një partneritet të ardhshëm pas kësaj.

Por deri tani, May ka mbetur në atë që BE-ja i quajti "linjat e kuqe" të saj - për të lënë tregun e vetëm dhe bashkimin doganor të bllokut.

Zyrtarët e BE-së i kërkuan gjithashtu Britanisë të përshpejtojë vendimmarrjen e saj në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e daljes nga BE-ja dhe marrëveshja për lidhjet e ardhshme të arrihet deri në tetor, për t'i dhënë kohë vendeve anëtare ta ratifikojnë atë përpara "Datës së Brexit" në mars. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore