Belgjikë, mbahet Seminari Kino-Europian për të Drejtat e Njeriut 2018

2018-06-29 11:32:37 CRI Komenti juaj Printoni

Seminari Kino-Europian për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Shoqata e Kinës për të Drejtat e Njeriut dhe Instituti Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, u mbajt të enjten në Akademinë Europiane në Bryzh të Belgjikës. Tema e këtij seminari është "Diversiteti i qytetërimeve dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut".

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Studimore të të Drejtave të Njeriut të Kinës Lu Guangjin u shpreh se diversiteti i qytetërimeve është një tipar thelbësor i shoqërisë njerëzore dhe një kërkesë themelore e socializmit me karakteristika kineze.

Pas përpjekjeve, Kina ka ndjekur rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut, në përputhje me kushtet kombëtare. Të drejtat e popullit janë garantuar në mënyrë efektive.

"Seminari Kino-Europian për të Drejtat e Njeriut " u krijua nga Shoqata Studimore e të Drejtave të Njeriut të Kinës. Ai shërben si platformë për dialog dhe shkëmbime midis Kinës dhe Europës në fushën e të drejtave të njeriut. Seminari mbahet me radhë çdo vit në Kinë dhe vende të Europës. Seminari i parë u zhvillua në vitin 2015 në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore