RUSI 2018 - Ndeshjet e 28 qershorit

2018-06-29 11:07:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Pavarësisht humbjes ndaj Polonisë në ndeshjen e saj përfundimtare në grupin H, Japonia kaloi në fazën tjetër.

Mesfushori Adnan Januzaj shënoi golin e vetëm të Belgjikës në ndeshjen kundër Anglisë, në gjysmën e dytë, duke i dhënë kështu "Djajve të Kuq" vendin e parë në grupin G. Ndërsa Anglia renditet në vendin e dytë në grup.

Në grupin H, Kolumbia dhe Japonia kualifikohen për në fazën tjetër të Kupës së Botës, 1/8 e finaleve.

Kolumbia arriti të fitojë 1-0 kundër Senegalit me golin e shënuar nga Mina në minutën e 74-t duke dalë në krye të grupit me gjashtë pikë.

Ndërsa Japonia ndonëse humbi kundër Polonisë me rezultatin 0-1 arriti të kualifikohet pas humbjes që pësoi Senegali dhe duke dalë e dyta në grup me katër pikë.

Edhe pse me pikë të barabarta me Senegalin, Japonia u kualifikua për më tej, falë numrit më të paktë të kartonave të verdhë, një rregull që FIFA e vuri në Botëror për herë të parë. (Albana)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore