Liderët e BE-së: veprimet proteksioniste të ShBA-së do të ngjallin hakmarrje

2018-06-29 20:57:56 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, në një takim të samitit të së enjtes, paralajmëruan Shtetet e Bashkuara se "të gjitha veprimet e një natyre të qartë proteksioniste" do të shkaktojnë hakmarrje midis vendeve.

Ky paralajmërim erdhi pas vendimit të administratës Trump për vendosjen e tarifave shtesë mbi produktet europiane të çelikut dhe aluminit, për të cilat BE-ja shprehet se ShBA-ja nuk mund të përdorë sigurinë kombëtare për të justifikuar hapat e marra në këtë drejtim.

Në një deklaratë të samitit thuhej se Këshilli Europian mbështet plotësisht masat kundërpërgjigjëse ndaj ShBA-së në mbrojtje të tregjeve europiane. Në deklaratë thuhej gjithashtu se BE-ja mbështet fort procedurat ligjore në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Shtetet e Bashkuara vendosën tarifat shtesë prej 25 për qind mbi produktet e çelikut dhe 10 për qind mbi ato të aluminit të importuara nga Bashkimi Europian, Kanadaja dhe Meksika, që nga 1 qershori. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore