Xi uron Erdoganin për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë

2018-06-29 20:49:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez, Xi Jinping, uroi të premten Recep Tayyip Erdoganin për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë.

Xi tha në mesazhin e urimit se ai dhe Erdogani kanë mbajtur shkëmbime të ngushta dhe kanë nxitur rezultate pozitive në bashkëpunimin e ndërsjellë në fusha të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Ai nënvizoi se, nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia do të dëshmojë arritje më të mëdha në rrugën e saj drejt zhvillimit.

Xi tha se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Turqi dhe zotohet se do të bashkëpunojnë me Erdoganin për të bërë përpara në marrëdhëniet e tyre strategjike, nga të cilat do të përfitojnë më tej të dyja vendet dhe popujt e tyre. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore