Video/  Pica e prodhuar nga roboti

2018-06-28 17:22:41 CRI Komenti juaj Printoni

A janë robotët gati për të marrë përsipër artin e famshëm të gatimit të picës? Të paktën këtë e beson kompania fillestare franceze "Ekim" me konceptin e vet të ri të një roboti picabërës.

Roboti mund ta përhapë salcën e domates në picë, ta vendosë picën në furrë, të marrë kutinë e kartonit dhe të presë picën.

Lëvizjet e robotit janë sinkronizuar sipas ato të një kuzhinieri të vërtetë, nga arti i hapjes së brumit deri në teknikën e hedhjes së vajit dhe piperit në sipërfaqen e një pice që nxjerr avull.

Shpikësit e robotit, që është në gjendje të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë me tre krahët e vet, thonë se roboti mund të bëjë një picë në tridhjetë sekonda dhe 120 pica në orë, ndërsa një njeri i thjeshtë mund të bëjë vetëm 40 pica në orë.

"Pica robotike" nuk është larguar nga ekspozita e saj jashtë Parisit, por "Ekim" po kërkon një vend në kryeqytetin francez për të hapur restorantin e vet dhe planifikon ta japë me ekskluzivitet konceptin e vet duke filluar nga viti 2019, për të kaluar kufirin francez drejt Evropës dhe pjesës tjetër të botës.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore