Trump mbështet Kongresin për të penguar blerjet e huaja të teknologjive kyçe të ShBA-së

2018-06-28 12:00:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se mbështet Kongresin për të miratuar legjislacionin që mbron teknologjitë kryesore nga blerjet e subjekteve të huaja, duke sinjalizuar se Uashingtoni nuk do të hapë veprime shtesë ekzekutive për të kufizuar investimet e huaja për momentin.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Kongresi ka bërë përparim të rëndësishëm drejt miratimit të Aktit të Modernizimit të Rishikimit të Rrezikut të Investimeve të Huaja (FIRRMA), i cili do të "modernizojë mjetet tona për mbrojtjen e teknologjive kyçe të Kombit nga blerjet e huaja".

Trumpi i bëri thirrje Kongresit për miratin e projektligjit sa më parë që të jetë e mundur dhe pret që ta zbatojë atë për të mbrojtur sigurinë dhe prosperitetin e vendit. Ai tha se pas miratimit të legjislacionit "FIRRMA", do ta drejtojë Administratën e tij për ta zbatuar atë menjëherë dhe në mënyrë rigoroze, me një synim drejt adresimit të shqetësimeve lidhur me investimet e drejtuara nga shteti në teknologjitë kyçe të identifikuara në hetimin e "Seksionit 301".

Trump shtoi se nëse Kongresi nuk arrin të miratojë legjislacionin, ai do ta drejtojë administratën e tij në "vendosjen e mjeteve të reja, të zhvilluara nën autoritetet ekzistuese, që do ta bëjnë këtë në nivel global".

Të mërkurën, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha në një telekonferencë se qeveria amerikane, pas muajve vlerësimi, beson se Komiteti i modernizuar për investimet e huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS), është qasja më e mirë për të mbrojtur teknologjitë kryesore amerikane dhe se nuk ka nevojë të publikohen masa të tjera administrative. Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më parë se Departamenti i Thesarit do të nxjerrë masa përpara 30 qershorit për të penguar subjektet kineze nga blerja e teknologjive kryesore të ShBA. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore