RUSI 2018 - Koreja e Jugut eleminon Gjermaninë nga Botërori

2018-06-28 11:09:07 CRI Komenti juaj Printoni

 

Koreja e Jugut fitoi 2-0 ndaj Gjermanisë, rezultat që largoi kampionët në fuqi nga Botërori "Rusi 2018" në ndeshjen e tyre finale të grupit.

Skuadra e Joachim Low-t nuk do ta mbrojë titullin, pasi në grupin F grumbulloi vetëm 3 pikë në 3 ndeshje me vetëm 2 gola.

"Në këtë turne nuk e merituam ta fitonim sërish titullin, nuk e kemi merituar me të vërtetë për të kaluar në fazën tjetër, 1/16-at. Sot u eleminuam jo se nuk donim të fitonim sepse ekipi ynë sidomos në pjesën e dytë donte të fitonte, por nuk patëm asnjë rast për ta marrë situatën në dorë. Çdo herë mbeteshim pas, u përpoqëm të avanconim. Në këtë ndeshje ekipi humbi në një farë mënyrë atë natyralitetin e vet të luajtjes së lojës, që e shfaq zakonisht në ndeshje."

Kjo është hera e parë që prej vitit 1938 që gjermanët nuk arritën të kualifikohen në fazën tjetër të Botërorit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Suedia fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Meksikës, duke kaluar në raundin me eliminim direkt të Botërorit.

Nga Grupi E, Brazili mundi lehtësisht Serbinë me rezultatin 2-0.

5 herë kampion bote, Brazili preu biletën për në raundin e 1/8-ave, ku e pret Meksika.

Në ndjeshjen tjetër të fundit të grupit E, Zvicra dhe Kosta Rika u ndanë në barazim 2-2. Zvicra do të ndeshet me Suedinë në 1/8 e finaleve të "Rusi 2018". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore