Kryqi i Kuq: Palët në Sirinë Jugore duhet të mbrojnë sigurinë e civilëve

2018-06-28 11:06:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri thirrje të mërkurën që palët e përfshira në konfliktin në jug të Sirisë duhet të mbrojnë sigurinë e civilëve.

Sipas deklaratës, dhjetëra mijëra civilë në provincën Deraa të Sirisë Jugore janë larguar nga shtëpitë e tyre ose kanë mbetur të bllokuar për shkak të luftës.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për sigurinë e këtyre banorëve. Palët në provincat Deraa, As-Suwayda, dhe Al Qunaytirah duhet të ruajnë gjakftohtësinë për të shmangur rrezikun që u kanoset civilëve dhe atyre që nuk marrin pjesë në veprimtari armiqësore. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se do të ofrojë ndihma urgjente për personat e zhvendosur, përfshi ndihmë mjekësore për të plagosurit.

Gjatë ditëve të fundit, ushtria siriane kreu një sërë ofensivash ndaj grupeve të armatosura në provincat Deraa dhe As-Suwayda. Sipas një agjencie të OKB-së, rreth 450 mijë civilë janë drejtuar drejt kufirit midis Sirisë dhe Jordanisë. Kryeministri i Jordanisë Omar Razzaz tha të martën se Jordania nuk do të pranojë më refugjatë nga Siria, për shkak të mbikapacitetit. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore