Theresa May takon homologun grek Alexis Tsipras

2018-06-27 11:12:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May u takua të martën në Londër me homologun e saj grek Alexis Tsipras, dy ditë përpara Samitit të BE-së.

Afati i Programit të 3-të të Rregullimit Ekonomik për Greqinë, një plan i ndihmës emergjente gjatë krizës së borxheve të Greqisë, do të mbarojë në gushtin e sivjetshëm.

Javën e kaluar, ministrat e financave të Eurozonës i dhanë Greqisë më shumë kohë për shlyerjen e kredive të mëparshme, si edhe një kredi të re prej 15 milionë eurosh për të siguruar rimëkëmbjen e saj pas përfundimit të planit të ndihmës.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore