Libani anëtarësohet në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore

2018-06-27 10:41:41 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i 3-të vjetor i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII) u zhvillua në Mumbai të Indisë në datat 25 dhe 26 qershor.

Presidenti i BAII-së Jin Liqun njoftoi për mediet se këshilli i bankës ka vendosur anëtarësimin e Libanit.Tani BAII-ja ka 87 vende anëtare.

Në këtë mbledhje morën pjesë mbi 3000 përfaqësues nga qeveritë e vendeve anëtare, organizatat ndërkombëtare dhe mediat. Tema e sesionit të sivjetshëm është "Mobilizimi i financimit për infrastrukturën: Novacion dhe bashkëpunim".

Ditën e djeshme, kryeministri indian Narendra Modi tha në ceremoninë e hapjes së sesionit se në më pak se 3 vjet, numri i anëtarëve është rritur në 87 dhe kapitali ka arritur në 100 miliardë dollarë amerikanë, duke shtuar se banka ka luajtur një rol kyç në Azi.

BAII-ja është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të vendeve aziatike dhe krijon një të ardhme të bukur për vendet dhe popujt në Azi. Deri tani, BAII-ja ka ofruar mbi 5.34 miliardë dollarë amerikanë për financimin në sektorin e infrastrukturës. Sivjet, BAII-ja do të bëjë investime ose të japë kredi prej 3.5 miliardë dollarësh në Indi, Bangladesh, Turqi dhe Egjipt, për të mbështetur projekte ndërlidhëse strategjike Azi-Afrikë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore