RUSI 2018 - Argjentina arrin fitoren në minutat e fundit, duke kaluar në 1/16-at

2018-06-27 10:28:30 CRI Komenti juaj Printoni

Marcos Rojo shënoi një gol të shkëlqyer me një goditje fluturimthi, duke i dhënë Argjentinës një fitore dramatike 2-1 ndaj Nigerisë në Shën-Petërsburg dhe duke e çuar në 1/16-at e Kupës së Botës.

Nigeria ishte vetëm disa minuta larg kualifikimit për në raundin tjetër, pasi i mjaftonte një barazim.

Afrikanët e barazuan ndeshjen në pjesën e dytë me një penallti, pasi Lionel Messi e kaloi Argjentinën përpara në minutën e 14-të. Pas ndeshjes ylli argjentinas tha:

"Vuajtëm shumë. Ishte një situatë e vështirë. Rrezikonim shumë e sigurisht ishte një lehtësim i madh për të gjithë ne. Ishte një ndeshje e vështirë, për shkak të rezultateve të mëparshme dhe shumë gjërave të tjera që janë thënë. E dinim se do të ishte një natë e vështirë, por për fat të mirë e arritëm objektivin tonë."

Islanda mund ta kishte eliminuar Argjentinën dhe të shkonte në 1/16-at e Kupës së Botës për herë të parë në histori, nëse do të kishin fituar ndeshjen kundër Kroacisë. Por edhe ishullorët u mundën me rezultatin 2-1.

Ekipi ballkanas doli i pari në Grupin D, me pikë të plota, nëntë

Për sa i përket Grupit C, Danimarka siguroi një barazim pa gola ndaj Francës, që ishte tashmë e kualifikuar, duke kaluar raundin e ardhshëm.

Danezët do të përballen me Kroacinë, kurse Franca me Argjentinën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore