Kremlin: Moska dhe Uashingtoni do të diskutojnë për sigurinë ndërkombëtare

2018-06-27 09:52:20 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet ruse njoftuan se kanë në plan të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështje ndërkombëtare e rajonale me këshilltarin e sigurisë kombëtare të ShBA-së John Bolton.

Bolton pritet të takohet të mërkurën me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Sipas njoftimeve mediatike, Moska synon të diskutojë mënyrën e një takimi të mundshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij të ShBA-së, Donald Trump.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se nëse do të ketë një takim mes dy udhëheqësve do të bëhet publike.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës u përkeqësuan vitin e kaluar, pas zërave për përfshirjen e Rusisë në fushatën presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore