Kina do të thellojë reformat në zonat e tregtisë së lirë

2018-06-27 09:50:41 CRI Komenti juaj Printoni

(Qyteti Tianjin)

Qeveria qendrore e Kinës bëri me dije planet për të thelluar reformat në tre prej zonave kryesore pilot të tregtisë së lirë të vendit.

Zv.rektori i Universitetit të Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare në Pekin, Zhao Zhongxiu u shpreh se nga këto plane do të përfitojnë si ndërmarrjet vendore ashtu dhe ato të huaja.

"Nga kjo hapje do të përfitojë të gjitha bizneset përfshi ato në vend, në rajon dhe madje në botë. Të gjitha këto kompani do të përfitojnë nga kjo platformë më e hapur. Pas kësaj, ekziston një megatreg kinez si dhe një lidhje e shkëlqyer mes tij dhe tregut global."

Sipas Zhao-s, Zona e Tregtisë së Lirë Guangdong do të fokusohet tek strategjitë për të përparuar Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao dhe për të krijuar një rajon të hapur financiar.

Zona e Tregtisë së Lirë Fujian do të synojë krijimin e një platforme të rëndësishme për Rrugën Detare të Mëndafshi të shekullit të 21-të dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar me ishullin e Tajvanit.

Zona e Tregtisë së Lirë Tianjin do të fokusohet në koordinimin e zhvillimit me provincën Hebei dhe Pekinin dhe do të punojë drejt krijimit të një baze promovimi për teknologjitë e reja. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore