Dy Koretë vendosin rifillimin sa më parë të linjave të komunikimit ushtarak

2018-06-26 10:39:07 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut arritën të hënën konsensus për rivendosjen sa më shpejt të linjës së komunikimit ushtarak mes të dy vendeve.

Marrëveshja u arrit pas takimit të delegacioneve ushtarake të të dy vendeve në pjesën jugkoreane të zyrës së kalimit kufitar ndërkorean.

Të dyja palët vendosën që, së pari, të marrin masa për përdorimin normal të linjës së komunikimit ushtarak në pjesën detare perëndimore të Gadishullit Korean. Linja e komunikimit ushtarak në zonën lindore të Gadishullit është dëmtuar nga zjarri dhe duhet të rregullohet. Të dyja palët do të vazhdojnë konsultimet mbi problemin e materialeve, të pajisjeve, të kohës së zbatimit të këtij projekti etj.

Më 14 qershor, dy Koretë zhvilluan bisedime ushtarake të nivelit të lartë në Panmunjom dhe arritën konsesus mbi rifillimin e linjave të komunikimit ushtarak në zonat detare lindore e perëndimore të Gadishullit Korean. Këto janë bisedimet e para në nivel gjeneralësh midis dy Koreve që prej më shumë se 10 vjetësh. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore