11 aeroplanë ushtarakë rusë përfundojnë misonin në Siri

2018-06-26 10:28:53 CRI Komenti juaj Printoni

11 avionë ushtarakë rusë përfunduan misionin e tyre luftarak në Siri dhe u kthyen kohët e fundit në Rusi, thuhet në deklaratën e 25 qershorit nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se një pjesë e forcave tokësore të bazës ushtarake ruse në Siri do të rikthehet në Rusi pas përfundimit të misionit.

Në shtatorin e vitit 2015, me kërkesë të qeverisë siriane, Rusia nisi një ofensivë ushtarake kundër forcave ekstremiste në Siri. Në dhjetor të vitit 2017, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të nisë procesin e tërheqjes së trupave nga Siria, por baza ushtarake ajrore Hmeymim dhe baza detare në Tartus mbetën atje. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore