RUSI 2018 - Spanja dhe Portugalia kalojnë me vështirësi në 1/16-at

2018-06-26 10:18:52 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zëvendësuesi Iago Aspas i dha në kohën shtesë Spanjës barazimin dramatik 2-2 me Marokun.

Goli i Aspas-it duhej të konfirmohej me ndihmën e Videoasistencës për Gjyqtarin (VAR), pasi në fillim u vlerësua si pozicion jashtë loje.

Trajneri i Spanjës Fernando Hierro paralajmëroi se ekipi duhet të forcohet në mbrojtje:

"Natyrisht ne mund të përmirësohemi. Ka gjëra ku patjetër duhet të punojmë dhe do të jemi vetëkritikë. Pësimi i pesë golave në tre ndeshje nuk është rruga për të shkuar përpara. Kjo është ajo që u kam thënë lojtarëve të mi dhe që vazhdoj t'u them. Megjithatë, ata janë profesionistë me pjekuri dhe e kuptojnë si është gjendja."

Spanja u rendit e para në grup falë golavarazhit, pasi edhe Portugalia arriti vetëm barazimin 1-1 me Iranin.

Cristiano Ronaldo humbi një penallti për Portugalinë dhe mori një karton i verdhë pas një shqyrtimi të gjatë të VAR-it.

Irani shënoi një penallti në minutat e fundit, e dhënë edhe ajo pas rishikimit të VAR-it.

Në Grupin A, fillimi mbresëlënës i Rusisë në Kupën e Botës përfundoi pas mundjes lehtësisht nga Uruguai 3-0.

Me këtë fitore, Uruguai kryeson grupin dhe do të luajë me Portugalinë në 1/16-at, kurse Rusia me Spanjën.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A u takuan dy skuadrat e eliminuara tashmë të këtij grupi. Arabia Saudite arriti fitoren e vet të parë në një finale të Kupës së Botës që nga viti 1994, duke mundur Egjiptin 2-1.

Portieri 45-vjeçar egjiptian Essam El-Hadary u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në një botëror.

Mrekulli
Lajmet Kryesore