Presidenti Meta i uron fitoren presidentit të Turqisë Erdoğan

2018-06-26 09:40:09 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i dërgoi dje një mesazh urimi presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhet e djeshme presidenciale.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shqiptar, Meta pasi shpreh urimet për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale i uron suksese në përmbushjen e agjendës dhe zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Shqipëri-Turqi.

"Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk. Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë."

Më tej, presidenti Meta në mesazhin e tij pohon se "jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t'i çuar më tej këto marrëdhënie".

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore