Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis viziton Kinën

2018-06-26 19:28:18 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ndodhet për një vizitë tre-ditore në Kinë.

Ai thotë se kërkon të arrijë një dialog më pak problematik dhe më të hapur me palën kineze. "Dua të dëgjoj plotësisht mendimet e palës kineze për zhvillimin e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve, shprehet ai.

Mattis-i thotë se ShBA-ja dhe Kina ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me sigurinë rajonale dhe janë në gjendje të bisedojnë më tepër mbi çështjen e Gadishullit Korean dhe fushatën kundër terrorizmit në Afganistan.

Pas vizitës në Kinë, ai do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të zhvilluar një sërë takimesh me homologët e tij të Mbrojtjes, si dhe udhëheqësit e tjerë të këtyre vendeve.

Ky është udhëtimi i parë i Mattis-it në Kinë.

Shefi i Pentagonit, i cili e vizitoi Kinën për herë të fundit, ishte Chuck Hagel-i, në vitin 2014. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore