Konferenca vjetore e zhvilluesve të Android, fokusi mbi teknologjinë "IA"

2018-06-26 19:20:30 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca vjetore e prodhuesve të sistemit operativ Android, e quajtur "Droidcon", po feston vitin e saj të dhjetë që prej themelimit, një ngjarje kjo që ka në fokus kryesor smartfonat dhe pajisjet që mund të "mendojnë" vetë.

Edicioni i dhjetë i "Droidcon"-it, i mbajtur në Berlin, është një tubim njerëzish nga e gjithë bota, të cilët bëjnë aplikacione dhe shkruajnë kodin për Android-in, një nga sistemet operative më të njohura në botë.

Këtë vit fokusi kryesor i bisedave në "Droidcon" orientohet drejt Inteligjencës Artificiale (IA).

Gjigandi kinez i telekomunikimit, Huawei, është ndër kompanitë që demonstrojnë produktet e tyre në këtë ngjarje, siç është prodhimi i smartfonit që mund të kontrollojë një automjet me vetëdrejtim. Ky telefon ka aftësinë të njohë objektet që i shfaqen përballë në rrugë dhe më pas t'i shmangë ato në mënyrë që të mos ketë incidente.

Huawei ka nxjerrë gjithashtu smartfonin e tij të e ri, modelin "P20". E pajisur me një sistem "IA", kamera e tij mund të njohë objekte të cilat më pas mund t'i përshtasë cilësimet e kamerës në përputhje me rrethanat, objektin dhe ambjentin përreth, për të krijuar një pamje me cilësi sa më të mirë.

Aktualisht, rreth 4 nga çdo 5 smartfonë në botë, janë të pajisur me sistemin operativ Android.

Themeluesi i "Droidcon", Boris Jebsen, thotë se edhe koncepti i vetë smarfonit mund të dalë jashtë mode në një të ardhme jo shumë të largët.

"Do të vijë një moment që ne do të bëjmë në trup tatuazhe të cilat do të zëvendësojnë smarfonat. Në fillim ata do të kontrollohen nëpërmjet zërit, dhe më pas nga valët e trurit. Hapi përfundimtar është vetëm integrimi i tyre në trupin tonë ", tha ai. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore