Mendimi diplomatik i Xi Jinping-ut, udhërrëfyes për diplomacinë e vendit të madh me karakteristika kineze në epokën e re

2018-06-25 09:39:43 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta "Renminribao" publikoi një koment të dielën, me titull: "Mendimi diplomatik i Xi Jinping-ut, koncept drejtues themelor dhe udhëzues veprimi për diplomacinë e një vendi të madh me karakteristika kineze në epokën e re".

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping theksoi në Mbledhjen Qendrore për Punët e Jashtme të Kinës të zhvilluar në Pekin: "Që nga Kongresi i 18-të, ne e kemi kuptuar thellë prirjen e zhvillimit të Kinës e të botës në epokën e re dhe kemi formuar konceptin e diplomacisë së socializmit me karakteristika kineze në epokën e re.

Rezultati më i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje është përcaktimi i mendimit diplomatik të Xi Jinping-ut si koncept drejtues themelor dhe udhëzues veprimi për punët e jashtme të Kinës.

Përbërësit kryesorë të këtij mendimi janë:

- Këmbëngulja në ruajtjen e paqes së botës dhe promovimi i zhvillimit të përbashkët për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping ka propozuar dy herë krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit në OKB, duke u vlerësuar lart dhe duke u mirëpritur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

- Këmbëngulja në parimin e zhvillimit të përbashkët, për të promovuar nismën "Një brez, një rrugë". Nisma "Një brez, një rrugë" u propozua nga Kina, por mundësitë dhe arritjet e saj i përkasin tërë botës. Kina duhet të promovojë "Frymën e Rrugës së Mëndafshit" dhe do të ndajë mundësitë e zhvillimit të përbashkët me të gjitha vendet, për të hapur perspektivën e zhvillimit të përbashkët.

- Këmbëngulja në rrugën e zhvillimit paqësor, bazuar në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe përfitimet e përbashkëta. Paqja kërkon respektin e ndërsjellë dhe zhvillimi kërkon bashkëpunimin dhe përfitimet e përbashkëta. Kina duhet t'i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor e vendet e tjera gjithashtu duhet të ndjekin rrugën e zhvillimit paqësor.

- Këmbëngulja në vendosjen e marrëdhënieve të një partneriteti global bazuar në thellimin e agjendës diplomatike. Kina duhet të promovojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të mëdha, të forcojë marrëdhëniet miqësore me vendet fqinje, të rritë solidaritetin dhe bashkëpunimin me vendet në zhvillim, të kryejë në mënyrë aktive punën e diplomacisë shumëpalëshe dhe të ndërtojë një rrjet partneriteti global gjithëpërfshirës, shumëdimensional dhe tredimensional.

- Këmbëngulja në udhëheqjen nga parimi i drejtësisë në kryerjen e reformës së sistemit të qeverisjes globale. Kina duhet të mbajë përgjegjësinë e vet dhe të promovojë në mënyrë aktive ndërtimin e një sistemi të qeverisjes globale më të balancuar dhe që pasqyron dëshirat dhe interesat e shumicës së vendeve.

- Këmbëngulja në interesat thelbësore kombëtare si faktor themelor, për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit. Kina duhet të parandalojë dhe të zgjidhë në mënyrë efektive sfidat e ndryshme dhe të sigurojë zhvillimin dhe rilindjen kombëtare.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore