Ekspertët e huaj vlerësojnë fjalimin e Xi Jinping-ut në Mbledhjen Qendrore për Punët e Jashtme

2018-06-25 11:15:17 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 22 deri më 23 qershor u organizua në Pekin Mbledhja Qendrore për Punët e Jashtme e Kinës. Në këtë mbledhje, presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku theksoi se diplomacia kineze do të ruajë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, duke krijuar gjendjen e re të diplomacisë me karakteristika kineze.

Ekspertët e huaj janë të mendimit se fjalimi i Xi Jinping-ut shpjegon qartë politikën e jashtme të Kinës. Ata besojnë se Kina do të ruajë paqen rajonale e botërore nëpërmjet veprimeve konkrete, do të nxitë zhvillimin botëror e do të marrë pjesë në reformën e sistemit të qeverisjes globale, duke realizuar objektivin madhor të krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Eksperti francez i çështjeve ndërkombëtare dhe themeluesi i Forumit Europë-Kinë David Gosset u shpreh se koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit është një riinterpretim i konceptit të "Harmonisë së madhe" në shekullin e 21-të. Me zhvillimin e pandërprerë të Kinës, ky koncept do të shkaktojë ndikim të thellë në botë, tha Gosset.

Analisti i lartë financiar amerikan Zubair Ahmed tha se "Një brez, një rrugë" është një ndër nismat e zhvillimit më transformuese në botë. Sipas tij, vazhdimi i nxitjes së kësaj nisme do të sjellë ndryshime pozitive në fusha të ndryshme, si ekonomike, politike dhe shoqërore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore