Tajpei, zhvillohet ekspozita e trashëgimisë kulturore jomateriale

2018-06-25 11:06:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në qytetin Tajpei po zhvillohet Ekspozita e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale e Zibo-së 2018, ku janë paraqitur 13 elemente të trashëgimisë kulturore jomateriale kineze.

Ekspozita organizohet në një fshat të Taipeit, shumica e banorëve të të cilit janë nga provinca Shandong. Opera "Wuyin" e kësaj province u ka ngjallur shumë shikuesve kujtime nga shtëpitë e tyre të mëparshme në pjesën kontinentale të vendit.

Trashëgimet e tjera në ekspozitë përfshijnë lojën e cuju-së, si edhe prerjen e letrave.

Një banor i Tajpeit u shpreh se kjo ekspozitë është një mënyrë e mirë për të përhapur kulturën kineze:

"Kjo është kultura kineze. Ne duhet ta trashëgojmë dhe ta bëjmë të njohur atë në mbarë botën, në mënyrë që popujt e vendeve të tjera të kuptojnë larminë dhe vlerat e kulturës kineze."

Cuju është një lojë me top me një histori prej 2000 vjetësh. Ai i ngjan futbollit modern dhe ka tërhequr interesin e shumë vizitorëve që po ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës të Rusisë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore