Arabi Saudite, femrat lejohen zyrtarisht të drejtojnë makinën

2018-06-25 09:47:59 CRI Komenti juaj Printoni

Femrat saudite lejohen zyrtarisht të drejtojnë një automjet për të parën herë në historinë e një prej vendeve më konservatore.

Heqja e kufizimit u bë të dielën pas dekadash të tëra në mbretërinë arabe, ku automjetet mund të drejtoheshin vetëm nga meshkujt.

Autoritetet thonë se do të ngrihen pika të kontrollit të sigurisë për t'u marrë me ndryshimet e pritura në trafik pas heqjes së kufizimit.

Ndërkohë janë hapur disa autoshkolla për gratë në pesë qytete të vendit.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore