Shangai: Simpozium për "Traktatin e paqes e të miqësisë Kinë-Japoni"

2018-06-25 09:44:36 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se 200 zyrtarë dhe studiues u mblodhën të dielën në një simpozium në Shangai për të diskutuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Simpoziumi u mbajt me rastin e 40-vjetorit të nënshkrimit të "Traktatit të paqes e të miqësisë Kinë-Japoni".

Anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Wang Weiguang tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë po përmirësohen:

"Zhvillimi paqësor ka qenë baza e marrëdhënieve mes Kinës dhe Japonisë gjatë katër dekadave të fundit. Këto marrëdhënie janë arritur me vështirësi dhe nuk duhen prekur."

Pjesëmarrësit në simpozium ishin të mendimit se marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike i kanë bërë të dyja vendet të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.

Ish-kryeministër japonez Yasuo Fukuda theksoi:

"Kina ka bërë përparim të madh në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror. Të dy vendet duhet t'i kuptojnë epërsitë dhe disavantazhet e njëri-tjetrit në ekonomi, shkencë e teknologji dhe të bashkëpunojnë më mirë."

Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu se bashkëpunimi është e vetmja mundësi për ecjen përpara të marrëdhënieve kino-japoneze. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore