Austria votë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë

2018-06-25 09:25:43 CRI Komenti juaj Printoni

Austria do të votojë në favor të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi se, "do të jetë një javë interesante, java tjetër në Bruksel. Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar".

Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Sattler, theksoi se, "ne jemi qartësisht në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra nuk ka hezitime, është një 'Po' e qartë".

"Mendoj se është një gjë e mirë për të dyja palët. Është mirë për BE-në, sepse ky rajon i përket Europës politikisht, ekonomikisht, kulturalisht. Por është mirë gjithashtu edhe për rajonin. Është e domosdoshme dhe shumë mirë për Shqipërinë, pasi BE është nxitja më e mirë, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave. Jam shumë i sigurtë, që pa BE-në, pa mundësinë për t'u bërë vend anëtar i BE-së, shumë reforma që janë bërë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit këto vite, nuk do të kishin qenë të mundura. Pra është një situatë ku fitojnë të dyja palët. Është një fitore për Bashkimin Europian, por gjithashtu një fitore e qartë dhe për Shqipërinë", – tha Sattler. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore