Programi i Rilindjes Rurale, zhvillim për turizmin

2018-06-25 09:24:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Edi Rama duke sjellë transformimin e shesheve në qytetet e mëdha të vendit dhe në çdo bashki, e konsideron transformimin urban, si një mundësi të madhe zhvillimi ekonomik në fushën e turizmit dhe të agroturizmit.

Duke folur se modeli i sheshit "Skëndërbej" është një zinxhir transformimi në të gjithë vendin, Kryeministri Rama tha se "ky nuk është fundi, ky është vetëm kapitulli i parë i një libri që ne do të vazhdojmë ta shkruajmë, duke u përpjekur tanimë që këtë zinxhirë transformimi ta shtrimë përtej qendrave, përtej lagjeve të qyteteve duke shkuar drejt zonave rurale, ku sapo kemi nisur projektet dhe filluar të zbatojmë pak nga pak disa prej tyre për programin e dytë të madh si Programi i Rilindjes Rurale".

Gjithashtu, Kryeministri tha se hapësirat urbane sjellin shumë të mira por sjellin ekonomi siç po ndodh kudo pak nga pak.

Një tjetër fokus ku u ndal Kryeministri ishte edhe mundësia që investitorët të investojnë në ngritjen e hoteleve me 5 yje.

"Para pak ditësh bëmë një takim me një grup investitorësh që kërkojnë të investojnë në hotelet me pesë yje dhe pa përjashtim të gjithë flisni me superlativa për Tiranën, me entuziazëm për bregdetin, jo më thjeshtë si bukuri e natyrës, por si një zonë e mundshme zhvillimi, me shumë gjëra që deri dje ishin fshehur në plehra dhe në ngrehina të ndërtuar pa leje, që kanë filluar të marrin një shkëlqim rrezatues dhe tërheqës. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore