Pekin, nis shërbimi online i gjetjes së mjekëve nëpërmjet hartës

2018-06-25 20:58:49 CRI Komenti juaj Printoni

Të konsultohesh me një mjek, në një spital në Pekin, mund të jetë e lodhshme për shumë pacientë, të cilëve u duhen orë të tëra për të pritur në radhë. Por tani, një shërbim i ri online i mundëson pacientëve që të gjejnë në hartë vendodhjen më të afër të mjekëve në klinikat e zonës, vetëm me një të klikuar në ekranin e celularit.

Ky shërbim i ri në "Wechat", i hedhur në treg nga Administrata e Pekinit e Mjekësisë Tradicionale Kineze në fillim të qershorit, quhet "Harta e Doktorit" (Doctor Map) dhe mund t'u ofrojë përdoruesve informacion mbi 333 ekipe mjekësore nga tetë spitale kryesore të mjeksisë tradicionale kineze në Pekin.

Nga korriku, më shumë se 2 600 mjekë të mjeksisë tradicionale kineze, do të jenë në gadishmëri të ofrojnë shërbimet e nevojshme për pacientët në 333 qendra të shërbimit shëndetësor në zonat urbane dhe ato rurale çdo javë.

Nëpërmjet "Wechat-it", çdo përdorues i tij mund të përdorë të ketë akses ndaj këtij shërbimi, për të gjetur vendodhjen më të afërt të ekipit mjeksor në zonën ku jeton.

Përdoruesit mund të lënë takime online nëpërmjet këtij sistemi dhe në të njëjtën kohë mund të marrin konsultime mjeksore në komunitetet më të afërta, në vend që të shkojnë në spitale.

Burimet mjekësore të Kinës janë të paekuilibruar, pasi 80 për qind e tyre gjenden në qytetet e mëdha si Pekini dhe Shangai dhe 30 për qind e tyre shkojnë në spitalet e mëdha publike. Pacientët janë të shqetësuar për vështirësitë që hasin në trajtimet mjeksore. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore