Xi bën thirrje për më shumë përpjekje në luftën kundër drogës

2018-06-25 20:34:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për të ndjekur rrugën me karakteristika kineze duke kontrolluar problemet me drogën me të cilat përballet shoqëria dhe njëkohësisht për të bërë më shumë përpjekje për të fituar luftën kundër drogës në epokën e re.

Xi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i ngriti këto çështje në një udhëzim me shkrim të lëshuar ditën e hënë, një ditë përpara 26 qershorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogën dhe Trafikimit të Paligjshëm. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore