Kina ul përqindjen e fondit të detyrueshëm si depozitë

2018-06-25 20:31:30 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Popullore e Kinës shpalli se do të ulë përqindjen e fondit të detyrueshëm në bankat tregtare prej 0.5 pikë për qind qysh nga 5 korriku.

Sipas parashikimit, nga kjo masë do të lirohet një shumë prej 700 miliradë juanësh. Wen Bin, krye-studiuesi i Bankës "Minsheng" të Kinës tha se kjo ulje mishëron rregullimin strukturor.

"Shuma që do të lirohet me uljen e përqindjes së fondit të detyrueshëm si depozitë nga pesë bankat e mëdha në pronësi shtetërore dhe 12 bankat tregtare, do të arrijë në 500 miliardë juanë, para të cilat do të përdoren për projektet e cilësuara të shkëmbimit të borxheve në kapitale. 200 miliardë juanë të tjerë, që do të lirohen nga banka e shërbimeve postare, bankat tregtare të qyteteve, bankat tregtare rurale jo në rang konteje si dhe bankat e huaja, do të përdoren për uljen e kostos së financimit nga ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet", tha ai.

Liu Feng, krye-ekonomisti i kompanisë së letrave me vlerë "Yinhe", është i mendimit se ky vëllim i bankës qendore kineze do të shtojë likuiditet dhe do të zbutë presionin e kapitaleve, që do të ndihmojnë në përmirësimin e atmosferës së tregut.

"Për tërë tregun dhe veçanërisht për ndërmarrjet e vogla e të mesme, kjo është një masë zbutjeje. Me shtimin dhe likuiditetin e fondeve në treg, shpresojmë që rezultatet të jenë të mira, ku të mund të mbështeten ndërmarrjet me potencial në tregun aksionar në zbutjen e presionit të borxheve", u shpreh ai.

Banka qendrore kineze uli në prill, me 1 pikë për qind, normën e fondit të detyrueshëm si depozitë, për t'i ndihmuar bizneset e vogla dhe për të përmirësuar stabilitetin e përgjithshëm dhe likuiditetin në ekonomi. (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore