Kina dhe BE-ja kundër proteksionizmit tregtar

2018-06-25 20:25:10 CRI Komenti juaj Printoni

Dialogu i fundit ekonomik dhe tregtar i nivelit të lartë midis Kinës dhe Bashkimit Europian ka arritur një konsensus kundër unilateralizmit, proteksionizmit dhe ka shprehur mbështetjen ndaj një sistemi tregtar shumëpalësh.

Dialogu është bashkë-kryesuar nga zv/ Kryeministri i Kinës Liu He dhe Zv. Presidenti i Komisionit Europian Jyrki Katainen-i në Pekin të hënën.

Pas bisedimeve, Liu He tha se të dyja palët mbështesin multilateralizmin dhe duhet të bashkëpunojnë për nxitjen e ekonomisë botërore.

"Siç jemi në dijeni të gjithë, ky dialog zhvillohet kundër një sfondi shumë të veçantë, në një kohë kur unilateralizmi dhe proteksionizmi tregtar janë në rritje dhe ekonomitë e mëdha po përballen me tensione në marrëdhëniet ekonomike midis tyre. Të dyja palët ranë dakord që të kundërshtojnë me vendosmëri unilateralizmin e proteksionizmin dhe të angazhohen në mbrojtje të sistemit multilateral tregtar i cili është i përqendruar në rregullat e OBT-së; të nxitin gjithashtu një lloj bashkëpunimi ekonomik më të hapur, më gjithëpërfshirës, më ​​të balancuar dhe më të dobishëm për të gjithë, të reformojnë sistemin multilateral tregtar duke e zhvilluar atë më tej në përputhje me kohën dhe të përmirësojnë institucionet globale për një qeverisje ekonomike më të mirë ", tha ai.

Liu He shtoi se Kina dhe BE-ja ranë dakord të punojnë së bashku për të përshpejtuar procesin që e lejon Kinën të marrë pjesë në një marrëveshje evropiane të prokurimit qeveritar.

Të dy ata ranë dakord gjithashtu për të nxitur qasjen në treg të prodhimeve bujqësore, si dhe për marrëveshjet për certifikimin e produkteve organike.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen-i, përmëndi faktin se Kina dhe BE-ja përbëjnë një të tretën e PBB-së aktuale të botës.

Katainen nënvizoi se BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën për të mbrojtur rregullat e tregtisë së lirë dhe mekanizmin tregtar shumëpalësh.

"Fokusi ynë i përbashkët është t'i japim mbështetjen tonë OBT-së, si qendër e rregullave të bazuara në sistemin multilateral të tregtisë. Duhet të tregojmë respekt ndaj rregullave tregtare ndërkombëtare dhe të bashkëpunojmë në bërjen e reformave që do t'i vijnë në ndihmë OBT-së për t'u përballur me sfida të tjera në të ardhmen", tha ai.

Dialogu Kinë-BE ka nisur punimet e tij që prej vitit 2007. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore