Xi: Kina dhe Franca, shembull i respektimit të ndërsjellë e bashkëpunimit midis vendeve

2018-06-25 18:52:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të hënën në Pekin me kryeministrin e Francës Eduard Filip (Edouard Philippe).

Kjo është vizita e parë e Filipit pas ardhjes së tij në fuqi si kryeministër më 22 qershor. Gjatë takimit, Xi përshëndeti në radhë të parë shprehu përshendetje për vizitën e Filipit.

"Presidenti Makron i pari dhe më pas z. kryemistër vizituan Kinën brenda një periudhe gjashtë mujore dhe kjo mishëron rëndësinë që i kushton pala franceze zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën si dhe nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Kinës dhe Francës. Në botë sot po ndodhin ndryshime të mëdha e të ndërlikuara. Kina është e gatshme të përpiqet së bashku me Francën për të pasuruar partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-francez dhe për të shërbyer vazhdimisht si shembull i respektit të ndërsjellë midis vendeve, bashkëpunimit me fitime të përbashkëta dhe i shkëmbimeve, si dhe modelit të të mësuarit nga njëra-tjetra", tha presidenti Xi.

Ndër të tjera, Xi theksoi se Kina dhe Franca do të forcojnë ndërgjegjshmërinë e partneritetit, do të këmbëngulin në besimin reciprok, trajtimin e barabartë dhe në respektimin e interesave thelbësore, si dhe preokupimet e mëdha të njëra-tjetrës. Pala kineze, duke u nisur nga parimi i konsultimeve, ndërtimit dhe përdorimit të përbashkët, do të bëjë të mundur që nisma "Një brez, një rrugë" të ecë në një linjë me strategjinë e zhvillimit të Francës dhe të BE-së. "Të dyja palët duhet të mbajnë bashkërisht flamurin e multilateralizmit, të bëjnë përpara nën vlerat e barazisë, drejtësisë dhe të mbrojnë së bashku kriteret bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina dëshiron që bashkë me BE-në të çojë përpara marrëdhëniet kino-europiane," shtoi Xi.

Nga ana tjetër, Filipi tha se Franca ka besim të plotë në marrëdhëniet francezo-kineze dhe është e gatshme të vazhdojë të thellojë më tej shkëmbimet ekonomiko-tregtare e kulturore midis dy vendeve dhe të nxitë bashkëpunhimin strategjik me Kinën në fushën e energjisë bërthamore për përdorim civil si edhe në fushën e aviacionit dhe fluturimeve kozmike. Duke folur për nisën "Një brez, një rrugë", Filipi tha se kjo është një ide bashkëpunimi e orientuar drejt së ardhmes dhe përputhet me interesat e mbarë njerëzimit. Franca mbështet politikën e pavarur dhe autonome në çështjet ndërkombëtare, theksoi kryeministri francez. "Përballë sfidave me të cilat përballet multilaterizmi sot, të paturit partnerë të qëndrueshëm është diçka shumë e shtrenjtë. Pala franceze është e gatshme të përpiqet bashkërisht me palën kineze për nxitjen e paqes dhe stabilitetit në botë dhe për forcimin e bashkëpunimit midis BE-së e Kinës", u shpreh ai. (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore