Dy Koretë, bisedime për bashkëpunim në fusha të rëndësishme

2018-06-25 16:24:11 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut ranë dakort të zhvillojnë bisedime rreth bashkëpunimit ndër-korean lidhur me hekurudhat, rrugët dhe pyjet.

Tre delegatë, nga secila palë, do të takohen të martën në zonën e demilitarizuar për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm hekurudhor midis dy vendeve.

Bisedimet mbi bashkëpunimin rrugor do të mbahen të enjten, ndërsa bisedimet mbi fushën e pylltarisë janë planifikuar për në 4 korrik.

Seuli dhe Pheniani ranë dakord të bisedojnë për këto çështje gjatë bisedimeve ndër-koreane të nivelit të lartë të cilat u mbajtën më 1 qershor. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore