Përmbledhje e rezultateve të ndeshjeve të Kampionatit Botëror "Rusi 2018"

2018-06-24 10:01:42 CRI Komenti juaj Printoni

Toni Kroos e ka shpëtuar Gjermaninë nga eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës duke shënuar gol në minutën e pestë shtesë për fitoren 2-1 ndaj Suedisë të shtunën.

Marco Reus ka shënuar golin e barazimit për Gjermaninë në ndeshje me Suedinë në minutën e 48-të. Gjermanisë i duhet patjetër fitore për të shpresuar kalimin në 1/8-tën e finales.

Ishte sulmuesi Ola Toivonen i Suedisë, i cili shënoi gol të bukur me parabolë për 1-0 pasi më parë u shërbye nga Viktor Claesson.

Në minutën e 82-të gjithçka u bë e vështirë për ta pasi ishte mbrojtësi Jerome Boateng që u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, por kjo nuk i dorëzoi gjermanët me 10 minuta të mbetura.

Meksika ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Koresë së Jugut me rezultatin e përgjithshëm 0-2 në "Rostov Arena".

Belgjika po vazhdon me paraqitje të mira në Botëror. Skuadra e Martinez ka arritur fitore bindëse në përballjen me Tunizinë me rezultat 5-2.

Mrekulli
Lajmet Kryesore