Rumani, kryetari i Dhomës së Deputetëve dënohet me 3.5 vjet burg

2018-06-22 10:43:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Dhomës së Deputetëve i Rumanisë, Liviu Dragnea, është dënuar me 3.5 vjet burg në seancën e parë gjyqësore nga Gjykata e Lartë.

Dragnea, njëherësh lider i Partisë në pushtet, Partisë Social-Demokrate, akuzohet nga prokurorët se ka abuzuar me detyrën për punësimin e dy personave nga partia e tij në drejtorinë lokale për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndihmë sociale.

Ky është dënimi i tij i dytë pas atij dyvjeçar në vitin 2016, për shkak të mashtrimit zgjedhor në një referendum të vitit 2012 për të rrëzuar Presidentin e atëhershëm Traian Basescu.

Ai është shprehur para mediave se nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast dhe mohoi të gjitha akuzat. Ai deklaroi se nuk i njeh dy personat dhe se nuk ka të drejtë për t'i punësuar. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore