Shtëpia e Bardhë:Bolton do të shkojë në Moskë për takimin Trump-Putin

2018-06-22 10:19:16 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Garret Marquis, konfirmoi përmes llogarisë në Twitter se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton do të shkojë në Moskë para takimit të mundshëm mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë u publikua pasi zëdhënësi i Kremlin-it Dmitry Peskov tha të enjten se "udhëtimi do të bëhet."

Trump tha më 15 qershor se ka mundësi të takohet me Putin-in këtë verë.

Komentet u bënë pak ditë pas deklaratave të Trump-it se Rusia duhet të ftohet përsëri në Grupin e 7-të (G7).

Pas kësaj, zyra e presidentit francez reagoi se thirrja e Trump-it kundërshtohet unanimisht nga anëtarët europianë të G7-s.

Lidhjet mes Uashingtonit dhe Moskës u përkeqësuan vitet e fundit mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale të ShBA-së në vitin 2016.

Trump dhe Putin u takuan verën e kaluar në samitin e G20-s në Hamburg të Gjermanisë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore