RUSI 2018 - Kroacia mposht Argjentinën 3-0

2018-06-22 10:05:27 CRI Komenti juaj Printoni

 

Dy herë kampionia e botës, Argjentina, rrezikon largimin para kohe nga Kupa e Botës e Rusisë, pas humbjes së ndeshjes së dytë në grup 0-3 me skuadrën e Kroacisë.

Portieri argjentinas Willy Caballero bëri një gabim të pafalshëm në minutën e 53-të të ndeshjes, kur ia dha topin sulmuesit kroat Ante Rebiç, i cili arriti të shënojë me portën thuajse bosh. Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç shënuan dy golat e tjerë.

Me këtë fitore, Kroacia kalon në 1/16-tat e turneut.

Në grupin C, Franca mposhti Perunë me rezultatin 1-0, duke i eliminuar kështu amerikanojugorët nga Kupa e Botës. Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm të takimit, duke u bërë golashënuesi më i ri i Francës në një botëror.

Në ndeshjen tjetër të grupit C, Danimarka e Australia barazuan 1 me 1. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore