Kryeministrja e Zelandës së Re lind fëmijën e vet të parë

2018-06-22 10:00:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka lindur të enjten fëmijën e vet të parë.

Ardern lindi një vajzë me peshë 3.3 kg në Spitalin e Qytetit të Oklandit, duke u bërë kryeministrja e parë në Zelandën e Re që lind fëmijë gjatë kohës në detyrë dhe një nga të paktat në mbarë botën.

(Partneri i presidentit të  Zelandës së Re, Clarke Gayford)

Komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, që ndodhej në një vizitë zyrtare në Zelandën e Re për bisedime për tregtinë e lirë, i dërgoi kryeministres Ardern urimet e saj.

"Nuk ndodh shpesh të shohim kryeministre në detyrë që lindin foshnja, por mendoj se kjo është pjesë e botës moderne dhe qeveria po e mbështet atë dhe të tjerët, sepse ju keni nevojë për sisteme mbështetëse," u shpreh Malmstrom.

Ardern do të marrë një leje lindjeje 6-javore dhe gjatë kësaj periudhe zëvendësi i saj Winston Peters do të jetë kryeministër në detyrë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore